Mbi 1 400 të burgosur votojnë në 14 burgje

Të drejtën e votës sot e ushtruan të burgosurit. Ekipi i Alsatit ka vizituar burgun më të madh në vend, atë të Idrizovës. Në këtë burg, e drejta demokratike iu takon 800 të burgosurve që janë nga 36 komuna të ndryshme, e që janë pjesë e procesit zgjedhor në këto zgjedhje vendore. Zyrtarët thonë se qendra e votimit u hap me kohë në orën 7 të mëngjesit, dhe votimi u zhvillua në një atmosferë të qetë.

https://www.youtube.com/watch?v=VM1lGGXRlqI&feature=youtu.be

 “Nuk po përballemi me asnjë problem apo vështirësi. Pra, në bazë të vendbanimit, të gjithë personat që janë këtu votojnë për kandidatët për kryetarë komune në komunat e tyre, sipas vendbanimit. “- deklaroi Kristina Çuleva- Kryetare e Komisionit zgjedhor komunal,, Gazi Babë.

Të burgosurit vinin në grupe nga dhjetë persona, njëri pas tjetrit, me maska ​​mbrojtëse dhe në distancë, ata që nuk kishin maska merrnin nga policia e burgut. Pasi u identifikuan, ata morën fletët e votimit, qëndruan pas paravanit, dhe në fund hodhën votën në kutinë e votimit.

 “Në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore sot votojnë 1409 të burgosur, ose persona që vuajnë dënimin me burg, ose ndodhen në paraburgim në 14 burgje apo institucione korrektuese.

Votimi përfundon në ora 19:00 në burgun e Idrizovës, ashtu si dhe në 13 burgjet e tjera në mbarë vendin.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button