Mbi 100 afganë nisen nga Kosova drejt SHBA-së

Mbi 100 afganë janë nisur nga Kosova drejt SHBA-së këtë mëngjes për të nisur një jetë të re atje.

Ambasada e SHBA-së, në njoftimin për largimin e tyre, ka falënderuar Kosovën për mikpritjen që iu bë refugjatëve afganë, njofton Klan Kosova.

“Vetëm sot në mëngjes, fluturimi i katërt u nis nga Kosova, me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”.

Edhe zëvendësndihmës sekretarja amerikane Molly Montgomery falënderoi kosovarët për pritjen e përkohshme të afganëve, të cilët erdhën në Kosovë për të kryer procedurat për hyrje në SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button