Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

77 mijë e 827 qytetarë në Kosovë janë prekur nga virusi korona prej 13 marsit 2020-të kur edhe ishin paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus.  COVID-19 prej atëherë e deri tash mori jetën e 1 mijë e 715 personave, në mesin e tyre edhe një 16 vjeçar nga Komuna e Vitisë.
Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 11 mijë e 58 raste pozitive me COVID-19.

Më së shumti raste së fundmi po rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Komunë e Prishtinës. vetëm në raportin e fundit raportohet për 233 raste.

LEXO EDHE:

Back to top button