Me 16 sekonda heshtje, Dimitrov përshkroi pritjen e RMV-së për në BE
Dimitrov: Identiteti dhe gjuha janë puna ime
Zv/kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov tha se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë respektimin e parimeve të saj që kanë të bëjnë me diversitetin gjuhësor dhe kulturor dhe të dëshmojë se është serioze ndaj premtimeve të saj për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dimitrov mbajti fjalim në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai tha se kontesti me Sofjen s’është çështje territoriale dhe as për reformat e brendshme. Ka të bëjë me identitetin dhe historinë e të cilat nuk duhet të jenë subjekt negociatash. Me 16 sekonda heshtje, Dimitrov përfshkroi 16 vitet e pritjes të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në procesin euro integrues.
Në Evropën e shekullit 21, çështja e gjuhës së nënës, maqedonishtja, nuk duhet të jetë në kontradiktë me përpjekjet e kombit për të ecur përpara në rrugën e tij evropiane, jo nëse Evropa është një kontinent ku ne festojmë diversitetin gjuhësor dhe kulturor, siç është e shkruar në Traktatin e Lisbonës. Kush jam unë dhe çfarë gjuhë flas, nuk është diçka që u hyn në punë të tjerëve, vendeve ose organizatave. E drejta e vetëpërcaktimit dhe vetëidentifikimit është diçka intime dhe e imja. Në demokraci, unë nuk i lejoj as vendit tim të më tregojë se kush jam, aq më pak, vendeve të treta”, tha Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për çështje Evropiane.








