Më 7 dhjetor 1941, Japonia kreu sulmin famëkeq në Pearl Harbor

Forcat Ajrore Perandorake Japoneze shkatërruan bazën detare amerikane në Pearl Harbor në Ishujt Havai në një sulm masiv herët në mëngjes, pak para orës 8 të mëngjesit.

Amerikanët nuk e kishin idenë se po përgatitej një sulm, ata u kapën në befasi, gjë që kontribuoi në një numër të madh viktimash. 2,335 amerikanë vdiqën, nga të cilët 68 ishin civilë, 1,143 u plagosën dhe gjithashtu pësuan humbje të mëdha në armatim. 6 anije u fundosën, 13 u dëmtuan, 188 avionë u shkatërruan dhe 159 të tjerë u dëmtuan.

Krahasuar me amerikanët, japonezët pësuan shumë pak viktima. Ata humbën 64 ushtarë dhe 29 avionë, shumica e të cilëve ishin kamikazë. Sulmi në Pearl Harbor ishte arsyeja pse Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Luftës së Dytë Botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button