Me edukim dhe parandalim për një vetëdije më të madhe për lojë të përgjegjshme në lojërat e fatit
Videolotaria Shtetërore e Maqedonisë – Kasinos Austria, përmes projektit “Luaj me përgjegjësi”, vazhdimisht thekson rëndësinë e një qasjeje të përgjegjshme ndaj lojërave të fatit.
Si pjesë e aktiviteteve të edukimit dhe parandalimit, kompania mundësoi funksionimin e disa qendrave të këshillimit në të gjithë shtetin. Përveç qendrave ekzistuese në Shkup, Kumanovë dhe Prilep, javën e ardhshme pritet të fillojë të funksionojë një qendër e re këshillimi në Radovish.
Qendrat e këshillimit janë pjesë e një projekti më të gjerë për parandalimin dhe mbështetjen psiko-sociale të personave me luajtje problematike të lojërave të fatit, të titulluar “Luaj me përgjegjësi”, që zbatohet nga viti 2019 në bashkëpunim me Shoqatën e të Varurve të Trajtuar të Republikës së Maqedonisë.
Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë – Kasinos Austria i kushton vëmendje serioze vendosjes dhe respektimit të standardeve për mbajtjen e përgjegjshme të lojërave të fatit. Përmes edukimit, mbështetjes dhe mbrojtjes së lojtarëve, kompania punon në mënyrë aktive për të zvogëluar rreziqet, veçanërisht në mesin e kategorive të cenueshme të qytetarëve.
Me aktivitete të tilla, VLSHM pozicionohet si një lider i industrisë në fushën e lojrave të përgjegjshme, me një qëllim të qartë – parandalimin e pasojave negative të luajtjes së tepërt, dhe ngritjen e një niveli më të lartë të ndërgjegjësimit të publikut.








