Me lule, ballokume dhe muzikë shënohet Dita e Verës

Me lule, ballokume dhe muzikë shënohet Dita e Verës

Gazetare: Xhesika Sallahi

Në Shqipëri, qytetarët pritën me atmosferë festive Ditën e Verës. 14 marsi prej vitesh tashmë, është shndërruar në festë shtetërore. Dita e Verës është pritur me një mori aktivitetesh në mbarë vendin. Fëmijët janë ata që e shijojnë më tepër ardhjen e pranverës. Në Tiranë, po zhvillohen plot 34 aktivitete gjatë gjithë ditës. Në Parkun Rinia kanë krijuar një fermë të vogël me kafshë për fëmijët. Në Sheshin Skënderbej është vendosur një tank, i pikturuar me lule shumëngjyrëshe.

Ndërkohë, në Elbasanin e luleve, tradita shekullore ka vazhduar me ëmbëlsirën tipike të Ditës së Verës, ballokumet. Në Elbasan, sofrat e qytetit janë shtruar për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës. Ndër aktivitetet argëtuese, është dhe parada e fëmijëve ku ata shfaqën talente, shpërthimin e ngjyrave, duke sjell në vëmendje dhe simbolet kombëtare. Gjithashtu, në Lezhë, Has, Vlorë e shumë qytete të tjera kanë vazhduar festimet karakterizuese të Ditës së Verës.

“Dita e Verës” shpreh mirënjohjen për natyrën dhe veprat e saj mbi tokën. Tradita, kulinaria dhe folklori bëhen bashkë në një ditë, për të mirëpritur pranverën, stinën e begatisë dhe mirësisë. /Alsat.mk

(Foto: TCH)

LEXO EDHE:

Back to top button