Me moton “luaj me më të mirët”, Videolotaria mbështet basketbollistët

Me moton “luaj me më të mirët”, Videolotaria mbështet basketbollistët

Me moton “luaj me më të më të mirët”, videolotaria Casinos Austria vazhdon mbështetjen për zhvillimin e sportit. Nga kjo kompani thonë se me marrëveshjen e re për donacion e mbështesin Federatën e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut në aktivitetet e ardhshme. Kryetari dhe sekretari i Federatës Pero Antiq dhe Vlladimir Georgievski kanë shprehur falënderim për mbështetjen, ndërsa përfaqësuesit e Videolotarisë thonë se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në angazhimet për zhvillimin e sportit në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë verës do të marrim pjesë në katër kampionate evropiane për të rinj. Përveç kësaj, do të jemi edhe nikoqirë të dy kampionateve. Gjatë muajit korrik, për vizitë në Shkup do të vijnë 15 kombëtare që janë pjesë e Kampionatit Evropian të basketbollistëve nën 20 vjeç. Këtë verë në kryeqytetin tonë do të mirëpresim përzgjedhjet që janë pjesë e Eurobasketit të Kadetëve, si dhe pjesëmarrësit e një prej seminareve më të mëdhenj të trajnerëve, në bashkë organizim me FIBA-n”, deklaroi Vlladimir Georgievski, Sekretar i Federatës së Basketbollit.

“Për kushte të mira dhe rezultate, nevojiten financa. Videolotaria gjithmonë është me ne dhe edhe njëherë do të doja të shpreh falënderime ndaj tyre”, tha Pero Antiq, Kryetar i Federatës së Basketbollit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button