Më shumë se 1.8 milion denarë u dhuruan në Fondacionin “Trajçe Mukaetov” nga punonjësit e kompanisë farmaceutike “Alkaloid” Shkup, familjarët dhe miqtë e tyre. Zhivko Mukaetov, drejtor gjeneral i “Alkaloid” tha se mjetet e grumbulluara i dhurohen Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit me qëllim për të ndihmuar realizmin e aktiviteteve që kanë të bëjnë më të moshuarit. Nga Kryqi i Kuq paralajmëruan se fondet do të shfrytëzohen për përmirësuar shërbimet sociale që tashmë ekzistojnë në territorin e Shkupit, duke rritur njëkohësisht numrin e përdoruesve. Shuma e parave u grumbullua në kuadër të piknikut të 11 humanitar me radhë, të organizuar kompania farmaceutike “Alkaloid”.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se të moshuarit në vendin tonë meritojnë t’u kushtohet shumë më tepër vëmendje dhe respekt për atë që bëjnë, dhe nga ky aspekt, vendosëm që këtë vit është më mirë t’ua dhurojmë këto fonde atyre në mënyrë që ata të tregojnë dinjitetin e tyre, të kenë një jetë të qetë dhe të kenë një cilësi më të mirë jetese dhe në një farë mënyre t’i ndihmojmë në të gjitha ato programe sociale ku kanë nevojë”, tha Zhivko Mukaetov, Drejtor i kompanisë farmaceutike “Alkaloid”.
“Nën sloganin “Ne të gjithë jemi fëmijët e tyre”, të gjitha fondet do të ndahen për të përmirësuar shërbimet sociale që tashmë ekzistojnë në territorin e kryeqytetit tonë, duke rritur njëkohësisht numrin e përdoruesve. Këtu po flasim për transport mjekësor, domethënë transport që është i disponueshëm për të gjithë. Thjesht për njerëzit që nuk mund të shkojnë në spitale, në kujdesin shëndetësor parësor ose sekondar, ne jemi këtu së bashku me vullnetarët për ta bërë këtë në mënyrën më të shpejtë të mundshme”, u shpreh Suzana Tuneva, Kryqi i Kuq. /Alsat.mk








