Me sytë nga qielli, po vjen cikloni i pazakontë, qytetet që do të godasë
Shqipëria në javën që vjen pritet që të përfshihet nga një moti i keq me reshje të dendura shiu.
Cikloni që goditi Italinë duke shkaktuar dëme të shumta sidomos në Catania do të zhvendoset në Mesdhe. Greqia, Shqipëria dhe një pjesë e vendeve të Ballkanit pritet gjithashtu që të jenë në pushtetin e stuhisë, shkruan abc.
Reshjet në vendin tonë parashikohet që të fillojnë pas datës 2 Nëntor, teksa në datë 4 do të ketë stuhi në pjesën veriore dhe më pas nga data 7 deri në 9 nëntor do të zhvendoset në të gjithë pjesën perëndimore. Pjesa lindore e Shqipërisë do të jetë më pak e prekur nga reshjet.








