Mediat bullgare publikuan pamje nga zjarrvënia përpara Ambasadës në Shkup
Portali bullgar “ Bgnes ” publikoi një video të djegies së makinave të parkuara para Ambasadës Bullgare në Shkup këtë pasdite. Në video shihet një burrë që mban një qese plastike nga e cila nxjerr një shishe plastike, derdh lëng mbi makina, pas së cilës shihen flakë të mëdha dhe ai largohet. Videoja ngrin disa herë pikërisht kur sulmuesi i dyshuar e ka vënë flakën lëngut dhe ato momente nuk janë regjistruar.
“BGNES” shkruan gjithashtu se në atë moment “policia nuk bëri asgjë”, duke iu referuar sigurisë zyrtare përpara Ambasadës dhe postës së rojes ku janë në detyrë oficerët e policisë.







