Mediat: Mesi largohet nga Parisi, babai i tij ishte në Barcelonë

Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSZH-në, pasi babai i tij, Horhe, zhvilloi takimin e parë me përfaqësuesit e PSZH-së dhe u largua pa marrëveshje, Sipas “L’Equipe” negociatat do të vazhdojnë, por për momentin ka më shumë gjasa që argjentinasi të mos qëndrojë sesa të qëndrojë.

Tek PSZH kishte optimizëm për qëndrimin e Messit, por optimizmi është ulur papritmas në ditët e fundit. Shanset për të qëndruar Messi po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe njerëzit në PSZh mendojnë se në këtë mënyrë argjentinasi thjesht po blen kohë për negociata me Interin Miamin apo një klub tjetër MLS, shkruan “L’Equipe”.

Pas takimit me PSZH-në, Horhe Messi shkoi në Barcelonë, gjë që shumë media e interpretuan si përgatitje të terrenit për rikthimin e Messit në “Kamp Nou”.

“Mundo Deportivo” shkruan se Horhe Messi është shpesh në Barcelonë, sepse djali i tij i dytë Rodrigo jeton atje, kështu që herë pas here kontrollon shtëpinë e familjes së Messit në atë qytet.

LEXO EDHE:

Back to top button