Tërmeti në Turqi, arrestohen 15 persona pas shembjes së ndërtesave në Diyarbakir

Tërmeti në Turqi, arrestohen 15 persona pas shembjes së ndërtesave në Diyarbakir

15 persona janë arrestuar në Turqi nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir.

Prokuroria në Diyarbakir ka hapur hetime për të konstatuar defektet në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit.

Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Po punohet për arrestimin e gjashtë të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Turqisë më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmarash.

LEXO EDHE:

Back to top button