“Mëkatarët” dhe “Kontabilisti 2” janë prurjet më të reja kinematografike për muajin prill
“Mëkatarët” dhe “Kontabilisti 2” janë prurjet më të reja kinematografike për muajin prill

Gazetare: Xhesika Sallahi
Krim, dramë e aksion do të jetë kategoria e filmave të cilët do të mbërrijnë përgjatë muajit prill, për të shoqëruar orët e lira. Filmat më në zë janë: “Mëkatarët” dhe “Kontabilisti 2”. Me yjet e kinematografisë hollivudiane, Majkëll Bi Xhordan shkëlqen në filmin “Sinners”. Duke u përpjekur të lënë pas jetën e tyre të trazuar, vëllezërit binjakë kthehen në vendlindjen e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe pret t’i mirëpresë përsëri.
Te “Kontabilisti 2”, paraqitet shkëlqimi i aktorit Ben Afflek i cili, përfshihet në një rrjet tjetër kompleks vrasjesh, matematike dhe intrigash. Kur një i njohur i vjetër vritet, duke lënë pas një mesazh të fshehtë për të “gjetur kontabilistin”, Aflek në rolin e Uollf detyrohet të zgjidhë çështjen, duke e përfshirë veten në një rrjet të pamëshirshëm vrasësish.
“Sinners” apo “mëkatarët” do të dalë në kinema më 18 prill, ndërsa “The accountant 2” apo “kontabilisti 2” do të dalë në kinema më 25 prill, për t’ju mbërthyer para ekraneve kinematografike. /Alsat.mk