Memfis Depaj ka informuar Lionin për planet e tij

Memfis Depaj po mban peng aktualisht merkaton e shumë prej klubeve të njohura të Europës, të cilat janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar sulmuesin holandez.

Megjithatë, vetë Depaj ka vendosur që të mos mbetet peng i kontratave dhe të vendosë më me qetësi të ardhmen e tij në verë. Ai është në muajt e fundit të kontratës dhe mund të negociojë që tani me çdo klub.

Sipas “L’Equipe”, ai ka lajmëruar Olimpik Lionin se nuk do të largohet në janar, pavarësisht ofertave që ka marrë dhe do t’i japë lamtumirën këtij klubi në mbyllje të kontratës në verë. Atëherë, 26-vjeçari do të hedhë atë që e cilëson si hapin më të rëndësishëm në karrierë, për t’iu bashkuar përsëri një klubi të madh në një nga kampionatet kryesore në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button