Mëngjes i qetë në veri të Kosovës

Një ditë pasi serbët lokalë në veri të Kosovës filluan protestat dhe sulmet ndaj policëve e gazetarëve, pas një aksioni të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në atë pjesë të vendit, sot raportohet situatë e qetë.

Mediat serbe që veprojnë në Kosovë po e paraqesin gjendjen të qetë, teksa barrikadat e vendosura në Rudar pranë Zveçanit janë larguar, duke e normalizuar qarkullimin në atë zonë.

Derisa dje kishte atmosferë të mbushur me gaz lotsjellës, shok-bomba dhe gurë në drejtim të gazetarëve dhe policëve, atje sot edhe nxënësit kanë shkuar në shkollë dhe fëmijët në kopshte.

Policia e Kosovës në anën tjetër ka raportuar se janë arrestuar tetë persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim.

LEXO EDHE:

Back to top button