Mënyra më e shëndetshme për të përgatitur patatet

Patatet mund të përgatiten në shumë mënyra, por a e dini cila është më e shëndetshme?

Çdo metodë e përgatitjes nuk është e shëndetshme. Sipas nutricionistes Julie Upton, mënyra më e shëndetshme për të ngrënë patatet është lënia e lëkurës dhe pjekja e tyre.

“Mënyra më e shëndetshme për të ngrënë patatet është kur ato janë pjekur me lëkurë”. Një patate e pjekur nuk shton kalori shtesë si ajo që skuqni në vaj”, thotë Upton.

Lënia e lëkurës do të thotë lëndë ushqyese shtesë në patate, dhe saktësisht gjysma e fibrave totale në patate vjen nga vetë lëkura.

“Patatet janë një nga perimet e mia të preferuara. Kjo perime është plot me kalium, fibra, vitaminë C. Megjithatë, gjatë pjekjes, është thelbësore të keni kujdes për mbushjet dhe salcat që janë të larta në yndyrë dhe kalori si gjalpi, kosi dhe copat e proshutës. Në vend të kësaj, hidhini sipër me salcë domate, perime ose pak parmixhan të grirë”, këshillon Upton.

LEXO EDHE:

Back to top button