Mesi dhe Verati do të jenë gati për Man. Sitin

Lionel Mesi dhe Marko Verati pritet të jenë plotësisht gati për ndeshjen ndaj Man. Sitit në Ligën e Kampionëve. Mesi dhe Verati do t’i mungojnë Paris Sen-Zhermenit në ndeshjen ndaj Montpellierit, por pritet të jenë gati për në mesjavën e ardhshme.

Sipas “L’Equipe”, të dy futbollistët do të përfshihen në skuadër për ndeshjen ndaj skuadrës angleze, që zhvillohet më 28 shtator (të martën). Messi i mungoi PSZH-së në ndeshjen ndaj Metzit, teksa nuk do të luajë as sonte. Kurse, Verratti nuk ka luajtur për parisienët që nga 29 gushti.

LEXO EDHE:

Back to top button