Mesi rekordmen me paraqitje, shënon gol në finalen e madhe

Lionel Messi shkruan historinë në finalen e Kupës së Botës. Ylli argjentinas, me pjesëmarrjen e tij ndaj Francës, u bë futbollisti i parë në historinë e Kupës së Botës që arrin në 26 ndeshje. Në njëfarë mënyre, ai ia kalon Lothar Matthaus-it i cili kishte pas 25 ndeshje. Tani, Messi është rekordmeni absolut.

Ndërkohë Argjentina ka fituar një penallti në minutën e 21-të. Di Maria është futur brenda zonës, ku Dembele nga pas ka ndërhyrë duke shkaktuar faullin brenda zonës. Messi ka marrë përsipër penalltinë dhe ka shënuar golin e parë të kësaj finaleje. Me këtë gol, ylli argjentinas merr pozitën e parë në listën e golashënuesve të Botërorit në Katar me 6 gola, ose të 12 në kampionatet e botës.

LEXO EDHE:

Back to top button