Mësoni kush dhe me kë mund të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropa

Sot do të mësohen çiftet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropa. Në Nion të Zvicrës, sot mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për fazën 1/16 në dy nga kompeticionet më të mëdha evropiane, Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropa. Shorti përfshin 16 skuadrat që kaluan nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve. Pritet të ketë ndeshje tejet interesante në mes ekipeve që kanë zënë tashmë vendin e parë dhe atyre që ndodhen në pozitën e dytë.

Skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të takohen, gjithashtu edhe ato që e kanë qenë tashmë në të njëjtin grup. Shorti për Ligën e Kampionëve hidhet në orën 12:00.

Skuadrat e kualifikuara si fitues të grupit: Bajern Munihu, Benfika, Çellsi, Porto, Man. Siti, Napoli, Real Madridi, Totenham Hotspur.

Skuadrat e kualifikuara në pozitën e dytë në grup: AC Milan, Borusia Dortmund, Klub Brizh, Aintraht Frankfurt, Inter, Liverpul, Paris Sen Zhermen, RB Lajpcig.

 

Liga Evropa këtë edicion pritet të jetë shumë interesante. Kjo pasi, shumë ekipe të mëdha evropiane nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, andaj do jenë pjesë në Ligës Evropa.

Edhe në këtë kompeticion mund të kemi ndeshje të zjarrta, të cilat do t`i kuptojmë sot me fillim nga ora 13:00.

Ekipet që kanë kaluar fazën e grupeve në Evropa Ligë: Man. Junajted, Mitiland, Monako, Nant, PSV Aindhoven, Ren, AS Roma, Union Berlin.

Ekipet që nuk kanë kaluar grupet në Ligën e Kampionëve: 

Ajaksi, Barcelona, Juventusi, Leverkuzeni, Salzburgu, Sevilja, Shakhtar Donjetsk dhe Sportingu.

LEXO EDHE:

Back to top button