Messenger po rikthehet në aplikacionin celular të Facebook pas 9 vitesh

Messenger po rikthehet në aplikacionin celular të Facebook pas 9 vitesh

Në betejën me TikTok, kompania Meta është e vendosur ta bëjë Facebook-un e saj “vendi më të mirë për të ndarë atë që përdoruesit po zbulojnë”, ndaj po bën një lëvizje interesante.

Ka kaluar një kohë e gjatë që Messenger nuk është pjesë e aplikacionit celular Facebook, gati nëntë vite, por tashmë Meta është gati t’i sjellë sërish bashkë.

“Ne po testojmë aftësinë e njerëzve për të hyrë në kutinë hyrëse të Messenger përmes aplikacionit Facebook dhe ky testim do të zgjerohet së shpejti. Në fund të fundit, ne duam t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve lidhjen dhe shkëmbimin e përmbajtjes, qoftë përmes aplikacionit Messenger ose drejtpërdrejt përmes Facebook-ut”, tha CEO i Facebook, Tom Allison.

Kur Messenger u hoq nga aplikacioni Facebook në vitin 2014, Meta tha se “qëllimi është të zhvillohet Messenger si eksperienca më e mirë e mesazheve në celular, por edhe të shmanget konfuzioni për përvojat e veçanta të mesazheve në Facebook”.

Nuk dihet ende nëse Meta synon të rikthejë mesazhet në versionin e shfletuesit celular të Facebook. Kompania filloi t’i shtyjë përdoruesit drejt një versioni në ueb-mobil të aplikacionit Messenger në 2016.

Meta thotë se përmes aplikacionit Facebook do të mundësohet dërgimi i mesazheve për përdoruesit e Instagramit. Ata thonë gjithashtu se Facebook “nuk ka vdekur” dhe se ka më shumë se 2 miliardë përdorues.

LEXO EDHE:

Back to top button