Metodat shtëpiake që largojnë dhimbjen e veshit
Metodat shtëpiake që largojnë dhimbjen e veshit
Dhimbja e veshit prek shumë njerëz dhe mund të krijojë shqetësim deri në momentin kur situata nuk bëhet serioze. Mirëpo, në shumicën e rasteve dhimbjet e veshit mund të trajtohen në shtëpi, shkruan WebMD.

Rekomandohet përdorimi i kompresave apo leckave të lagura me ujë të ftohtë ose të ngrohtë. Lagni atë dhe shtrydheni, e pastaj vendoseni në veshin ku keni dhimbje.
Provoni me dy temperaturat dhe vëreni se cila funksionon. Rekomandohet edhe përdorimi i një jastëku të nxehtë, duke vendosur veshin në të.
Përtypni çamçakëz. Nëse jeni në aeroplan dhe po vozitni në lartësi të mëdha mbidetare, dhimbja e veshit mund të shfaqet si shkak i ndryshimit të presionit të ajrit.
Përtypni çamçakëz pasi ai mund të ndihmojë në uljen e presionit dhe t’i lehtësojë simptomat.
Flini drejt. Edhe pse tingëllon e çuditshme, pushimi ose gjumi me shpinën drejt mund të nxisë rrjedhjen e lëngut të veshit. Kjo lehtëson presionin dhe dhimbjen në vesh. Përdorni një jastëk të zakonshëm që t’ia mundësoni veshit të kullojë.
Provokoni pika të peroksidit të hidrogjeni. Ato mund të ndihmojnë në largimin e dyllit të veshit dhe baktereve. Lëreni të qëndrojnë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni veshin.