Si ta shkrijmë akullin nga xhamat e veturës në mënyrë të shpejtë?

Si ta shkrijmë akullin nga xhamat e veturës në mënyrë të shpejtë?

Stina e dimrit, me gjithë bardhësinë dhe hijeshinë, sjell jo pak probleme sidomos për ngasësit e veturave.

Pos që duhet të jenë të kujdesshëm kur dalin në komunikacion, paraprakisht atyre u duhet të pastrojnë veturën e tyre nga bora e akulli.

Problemi më i madh shfaqet tek xhamat e veturës të cilët ju konsumojnë kohën më të madhe për t’u shkrirë në kohët me ngrica.

Por, duket se edhe këtij problemi tashmë i ka ardhur fundi pasi që zgjidhja për të është jashtëzakonisht e thjeshtë, raporton Koha.net.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se si një përzierje e thjeshtë e dy produkteve që të gjithë i kemi në shtëpitë tona, përmban magjinë e shkrirjes së xhamave, e ajo është: përzierja e ujit me alkoolin.

Pasi ta keni bërë përzierjen, produktin final vendoseni në një shishe me spërkatës dhe halleve tuaja me xhamat e ngrirë do iu vijë fundi.

Videoja më poshtë ju tregon saktësisht se sa ujë dhe sa alkool duhet të përzieni në mënyrë që të arrihet efekti i duhur.

VIDEO:

LEXO EDHE:

Back to top button