Mexhiti, prezanton platformën “E-Shëndetësia”

Mexhiti, prezanton platformën “E-Shëndetësia”

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti përmes një shkrimi në Fcebook ka prezantuar platformën e re digjitale “E Shëndetësia”. Sipas Mexhitit përmes kësaj platforme qytetarët do të marrin në dorë kontrollin mbi shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

“Ju prezantojmë platformën e re të shëndetit digjital “E-shëndetësia”, e krijuar për t’u dhënë pacientëve qasje në të gjitha shërbimet shëndetësore digjitale dhe informacion për shëndetin e tyre në një vend. Pa dallim nëse dëshironi të merrni informacion në lidhje me imunizimin e rregullt dhe suplementar për ju dhe fëmijën tuaj ose dëshironi të regjistroheni në programet për skrining, kjo platformë ju jep qasjen më të lehtë deri tek to. Platforma posedon një regjistër gjithëpërfshirës të barnave që ju lejon të merrni informacione rreth barnave të miratuara. Përveç të përmendurve, ekziston edhe regjistri i kancerit, sëmundjeve të rralla dhe diabetit. Me këtë mjet shëndetësor digjital, duke u përpjekur për një transparencë më të madhe, ne ju mundësojmë të merrni kontrollin mbi shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Ju ftojmë sot që ta shikoni dhe konsideroni dhe të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj në një nivel më të lartë”, shkruan në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

LEXO EDHE:

Back to top button