Mexhiti: Reformimi i BDI-së, me largimin e Grubit

Mexhiti: Reformimi i BDI-së, me largimin e Grubit

Më shumë se një vit e gjysmë nga dita kur lideri i BDI-së shpalosi para qytetarëve si prioritet të kësaj partie ekologjinë, në bisedimet për zgjerimin e qeverisë pikërisht kjo ministri u ofrua në pjatë të argjendtë. Dikasteri i cili së fundmi kishte në krye Naser Nuredinin, do të drejtohet nga Kaja Shukova kuadër e LSDM-së. Kjo nuk ka shpëtuar pa u kritikuar nga grupi i zjarrit, të cilët këtë veprim e konsiderojnë si dorëheqje të BDI-së nga Agjenda e Gjelbër me të cilën konkurruan dhe morën vota të qytetarëve në zgjedhjet e fundit lokale. Sipas Izet Mexhitit, ky është një tjetër dështim në listën BDI-së.

“BDI-ja më nuk duhet të tolerojë mashtrimet e tilla, dje të dalim që të bëjmë Agjendën e gjelbër dhe sot të japim ministrin e Ekologjisë. Ku është këtu logjika politike. Pra, ajo ishte një ndër premtimet kryesore dhe kur vjen momenti të japim ministritë, të parën që japim është Ministria e Ekologjisë. E harruan Agjendën e gjelbër dhe Agjendën e blertë. Pra, nuk reformohet BDI-ja duke ia ndryshuar miozat këtij flamuri. Do reformohet BDI-ja, kur të shkojë Artan Grubi, bashkë me Artanat tjerë”, tha Izet Mexhiti- nënkryetarë i BDI-së.

Në fjalimin e tij para qytetarëve më 5 qershor të vitit 2021, Ahmeti foli me nostalgji për kohen kur nga lumenjtë në vend mund të pihej ujë dhe tha se synimi i BDI-së ishte të mos kishte më deponi të egra, por nëpër të gjithë vendin shumë lumenjtë vazhdojnë të jenë të ndotur dhe deponi të egra ka gjithkund. Një prej atyre komunave që përballet me këto probleme është edhe Komuna e Sarajit. Blerim Bexheti, kryetarë i Sarajit, ku mbrëmë mbajti tubim Grupi i Zjarrit, fajësoi Qeverinë për mungesë të investimeve kapitale në lkëtë komun. Ai tha se anëtarët e BDI-së në ekzekutiv imponojnë përçarje në parti.

“Në mungesë të decentralizimit fiskal, në mungesë të decentralizimit në fushat tjera, ju jeni të vetëdijshëm dhe më mirëkuptoni për mungesën e investimeve, për këtë periudhë pas Qeverisë së re. Mjaft më me gafa dhe me tentativën për protagonizëm personal”, u shpreh Blerim Bexheti- kryetar i Sarajit.

Nga Komuna e Sarajit, Nevzat Bejta i përcolli porosinë Artan Grubit, se Grupi i Zjarrit nuk është i përçarë, pasi sipas Bejtës, Grubi tenton ta paraqesë ashtu përmes portaleve të njerëzve të tij.

“Artan Grubi tenton që të dëmtojë nëpërmjet porositësve të vet nëpër portale se gjoja ne jemi të përçarë. Ne jemi të bashkuar dhe këtu jemi nën udhëheqjen e kryetarit tuaj, Blerim Bexheti”, theksoi Nevzat Bejta- BDI. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button