Micevski: Qeveria për 3 vite ndërroi 3 ministra financash, secili me politika të ndryshme

Në tre vjet, Qeveria ka tre ministra të ndryshëm të financave me programe të ndryshme, tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat. Për shkak të rrethanave të tilla, ai shton se ekonomia është në krizë ndërsa ndërmarrjet serioze planifikojnë huamarrje dhe buxhete afatgjata bazuar në politikën aktuale ekonomike të qeverisë.

Z. Tevdovski ishte i pari që na bindi se do të kthente klasën e mesme dhe se taksa progresive do të sillte para për këtë. Pastaj u paraqit Ministrja Nina Angelovska, e cila pa analiza dhe paralajmërime, vendosi taksën progresive në pritje deri në vitin 2023, duke shpjeguar se ajo nuk dha rezultatet e dëshiruara dhe ktheu taksën e sheshtë. Kompanitë serioze planifikojnë buxhet prej 10 vite, me taksë progresive. Ekonomia është në krizë. Pas një viti, Angelovska u largua, tani kemi ministër, z. Besimin, i cili ka politikën e tij,” tha Micevski.

LEXO EDHE:

Back to top button