A do të kemi “lojra” të tjera nga Sara për Ledrin? Fansat thonë se po

Pak ditë më parë, partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, tërhoqi vëmendjen e rrjetit me një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo i kishte punuar një rreng partnerit, duke derdhur një gotë me ujë mbi bluzen e saj dhe duke u hequr sikur bebushi po vinte. Reagimi i Ledrit i la të gjithë me gojë hapur, teksa përkëdhelte me fjalë të ëmbla bebushen në bark dhe pyeste i nervozuar Sarën se ç’duhet të bënin.

Kjo ishte një ndër videot më të komentuara të javës, ndërsa Ledri kërkoi publikisht ndihmën e ndjekësve që t’i jepnin ide për një rreng për Sarën. Gjithashtu kjo e fundit kërkoi mendimin e ndjekësve të saj nëse duhet të vazhdonte të bënte në të ardhmen rrengje të tilla, apo t’i linte me kaq.

“Vendimi” u mor nga ndjekësit, shumica e të cilëve votoi “Po”.

“Jeni kaq të poshtër”- shkroi Sara me humor krahas fotos ku tregoi rezultatin e votimit.

Epo, duket se rrengjet do të vazhdojnë, ndaj mezi po presim të radhës!

LEXO EDHE:

Back to top button