Michel: BE dënon fuqishëm sulmin në Vjenë

Bashkimi Europian dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm që ndodhi sot vonë në mbrëmje në Vjenë, deklaroi presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, duke e cilësuar si një akt frikacak.

“Europa dënon fuqishëm këtë akt frikacak që cënon jetën dhe vlerat tona njerëzore”, shkroi ai.

”Mendimet e mia janë me viktimat dhe banorët e Vjenës pas sulmit të tmerrshëm këtë mbrëmje. Ne jemi në anën e Austrisë”, shtoi Michel.

Policia e Vjenës konfirmoi se ka qëlluar dhe vrarë një të dyshuar, në përgjigje të një sulmi terrorist në kryeqytet.

”Një person tjetër është konfirmuar i vdekur, si dhe disa të plagosur rëndë, mes tyre një oficer policie”, shkroi në Twitter policia austriake.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë austriake të lajmeve APA se viktima ishte një civil.

Policia shkroi në Twitter se disa të dyshuar të armatosur me pushkë filluan të shtënat në Seitenstettengasse rreth orës 20:00 (1900 GMT).

Kurse mediumet lokale, jozyrtarisht raportojnë për të paktën 7 të vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button