Sulmi në Vjenë, Macron: Nuk do të dorëzohemi aspak

Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë, komentoi sot në mbrëmje presidenti francez, Emmanuel Macron, pas njoftimit për të shtënat me armë në qendër të Vjenës, ku raportohet për të vrarë dhe të plagosur.

Në lidhje me: Sulm terrorist në Vjenë, raportohet për të vdekur

“Ne, francezët, ndajmë tronditjen dhe dhimbjen e popullit austriak”, shkroi ai në Twitter.

“Pas Francës, një vend mik po sulmohet. Është Europa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi aspak”, shtoi kreu i shtetit në frëngjisht dhe më pas edhe në gjermanisht.

LEXO EDHE:

Back to top button