Mickoski: Do të zhvillojmë fushatë pozitive

Kreu i VMRO-DPME-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi fushatë pozitive për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai me këtë rast tha se nuk do të merret me punën e krerëve të komunave që vijnë nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së, sepse siç u shpreh ai qytetarët këtë veçmë e dinë.

“Pas këtyre zgjedhjeve lokale do të kemi edhe qeveri të re, e cila do ti jap fund krimit dhe korrupsionit. Pas 3 javëve pritet të filloj edhe fushata zgjedhore, ne planifikojmë një fushatë pozitive, nuk do të flasim për atë se sa kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së janë të këqij dhe kanë dështuar, sepse këtë veçmë e dinë qytetarët, por ne planifikojmë një fushatë pozitive”, deklaroi Hristjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button