Gazetar: Zekirija Haxhiu
Kryeministri Mickoski tha se Maqedonia është viktime ë bullingut sa i përket procesit të integrimit në BE. Kjo për shkak se në vend të sistemit meritor, Maqedonia i nënshtrohet bilateralizmit gjatë procesit integrues.
“Maqedonia është viktimë e një bullizmit klasik nga vendet anëtare të cilat nga brenda e kushtëzojnë integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Nuk vlerësohemi sipas asaj çfarë përparimi kemi por vlerësohemi sipas asaj nëse do ta ndryshojmë Kushtetutën, nëse do ta ndryshojmë emrin, flamurin, bankënotat e kështu me radhë. Sa më tepër që e injorojmë këtë, aq më e vështirë do të jetë rruga jonë dhe do të kemi më tepër pengesa para nesh”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Ndaj kësaj reagoi kreu i Socialdemokratëve Venko Filipçe. Në vend që t’i zbatojë reformat që Evropa i kërkon prej dy vitesh, Mickoski ofron vetëizolim me fushatë anti-BE”, ka shkruar Filipçe në Facebook. Ai ka shkruar se bullingun e vetëm popullit po ia bën VMRO dhe Mickoski
“Evropa na dha një shans të qartë deri në vitin 2027, së bashku me rajonin! Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë përparim. Ne? Vetëm nëse e ndalojmë këtë politikë izolimi që Mickoski po e shtyn qëllimisht. Mickoski VMRO nuk e do BE-në – ata duan të vjedhin nga tenderët pa mbikëqyrje. Kjo nuk është një vlerë evropiane. Kjo është një vlerë kriminale. I vetmi bullizëm ndaj popullit maqedonas po bëhet nga VMRO dhe Mickoski”, thuhet në reagimin e Filipçes. /Alsat.mk








