Arben Ziberi, në intervistë për Alsat zbulon se ai nuk është i fundit që ka braktisur BDI-në për LD-në

Arben Ziberi, në intervistë për Alsat zbulon se ai nuk është i fundit që ka braktisur BDI-në për LD-në

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Ish deputeti i BDI-së, tani pjesë e Lëvizjes Demokratike, Arben Ziberi, në intervistë për Alsat zbulon se ai nuk është i fundit që ka braktisur BDI-në për LD-në, respektivisht për VLEN-in, pasi siç thotë, këtë do ta bëjnë edhe shumë eksponentë të tjerë të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga kongresi i fundit i BDI-së. Ziberi shprehet se njerëzit më besnik të partisë janë përjashtuar ndërsa janë afruar njerëz të cilët në të kaluarën kanë punuar kundër partisë.

“Unë personalisht kam marrëdhënie të mira me Blerim Bexhetin, pra marrëdhëniet personale, por marrëdhëniet politike nëse i shohim nuk mund të them se kemi marrëdhënie të mira pasi në vitin 2020 kur fituam mandatin e deputetit atëherë Blerim Bexheti më kërkonte të mos votoj Talat Xhaferin për kryetar Parlamenti, që të mos e votoj Qeverinë e BDI-së. Ne që ngelëm besnik të partisë, me një fjalë u përjashtuam. Ato që kërkonin të rrëzohet Qeveria e BDI-së, sot i ke në krye të partisë”, tha Arben Ziberi – LD/VLEN.

Rasti më konkret siç thotë Ziberi, është Arianit Hoxha i cili së fundmi u shkri në BDI dhe u zgjodh nënkryetar i partisë.

“Nëse ju kujtohet 61-shi i famshëm kur VMRO-ja donte ta rrëzonte Qeverinë tonë atëherë bashkë me LSDM-në. Në krye të atij procesi ka qenë nënkryetari i sotshëm, Arianit Hoxha. Për ironi ne të gjithë e dimë se atë qeveri e shpëtoi Izet Mexhiti dhe ne që kemi qenë në vija të partisë, jemi përjashtuar dhe e shihni sot, Arianit Hoxha është nënkryetar i BDI-së”, shtoi Arben Ziberi – LD/VLEN.

Ziberi beson se brenda këtij mandati qeveritar do të bëhen ndryshimet kushtetuese ndërsa thekson se nuk janë të nevojshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button