Mickoski: Nëse VLEN-i dëshiron të largohet nga qeveria, me fat!
Mickoski: Nëse VLEN-i dëshiron të largohet nga qeveria, me fat!
Nëse VLEN-i planifikon të largohet nga koalicioni qeveritar, atëherë me fat, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski sot i pyetur për komentin e deklaratës së mbrëmshme të deputetit nga radhët e VLEN-it, Halil Snopçe, i cili tha se nëse miratohet Ligji për branitellat, atëherë VLENI nuk do të ketë vend në qeveri.
“Me fat”, u përgjigj shkurt kryeministri Mickoski.