Mickoski: Nesër takohem me Taravarin – për mua bashkëpunimi i tij me BDI-në është i papranueshëm

Mickoski: Nesër takohem me Taravarin – për mua bashkëpunimi i tij me BDI-në është i papranueshëm

Gazetar: Mihajllo Dimovski

Nesër do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, në të cilin do të diskutohet për të ardhmen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri. Mickoski tha se personalisht do t’ia parashtrojë Taravarit pyetjen nëse ai ka ndonjë marrëveshje me BDI-në, gjë që sipas tij, si kryeministër, është e papranueshme.

“Edhe në atë takim dua të dëgjoj qartë qëndrim, edhe mediat do ta dëgjojnë qëndrimin, nëse është e vërtetë që ekziston marrëveshje mes partisë së z. Arben Taravari dhe BDI-së që në të paktën pesë apo gjashtë komuna, pa i spekuluar emrat, ku ai do të kandidoj me kandidat, BDI të mos nxjerrë kandidat të saj për kryetarë komunash, gjë që së pari nënkupton vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesin në heshtje. Kjo për mua si kryeministër është e papranueshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Taravari dhe VLEN u ndanë pasi kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi të dalë në zgjedhjet lokale me lista të veçanta këshilltarësh, gjë që ishte e papranueshme për ish-partnerët në koalicionin VLEN, të cilët e akuzuan Taravarin se ka marrëveshje me BDI-në. Fillimisht, Taravari mohoi takime me BDI-në, për më pas të konfirmojë se kishte pasur një bisedë telefonike me Ahmetin. Mexhiti, Kasami dhe Ibrahimi mendojnë se Taravari duhet të largohet nga Qeveria, sepse nuk mund të jetë njëkohësisht pjesë e Qeverisë dhe të bashkëpunojë me BDI-në. Ndarja mes ish-partnerëve u reflektua edhe në grupin parlamentar, i cili tani funksionon pa deputetët e Taravarit. Sa i përket daljes eventuale të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria, Taravari tha se këtë do ta vendosë vetëm kryeministri./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button