Së shpejti paratë nga kredia hungareze të parapara si kredi për kompanitë vendase do të jenë të qasshme. Kryeministri Hirsijan Mickoski tha kamata e paraparë prej 1,95 për qind paraqet marrëveshje historike e cila do të jetë fikse dhe e pandryshueshme pavarësisht shumës së kredisë. Sipas Mickoskit mundësia për kthimin e kredisë është bërë deri në 15 vjet pasi sipas tij ka pasur kompani që kanë dashur që afati të mos jetë i definuar, por varësisht qarkullimit të kompanive të mund të kthehet edhe kredia para kohe. Nga huamarrja hungareze, Qeveria ka paraparë 300 milion euro kredi mbështetëse për kompanitë vendase. /Alsat.mk
392 Less than a minute








