Mickoski për jurisprudencën: Nuk po negociohet, po diskutohet
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të japë përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrëveshje ose çfarë është propozuar nga grupi i punës për provimin e jurisprudencës. Ai më pas komentoi se pyetja duhej të ishte se “çfarë është diskutuar”, e jo se “çfarë është negociuar”.
„Kryeministër, dje keni pasur takim me grupin e punës për provimin e jurisprudencës, për çfarë u morët vesh?
Asgjë. Ne jemi partnerë qeveritarë dhe bisedojmë për çdo temë. Nëse më pyesni nëse partnerët qeveritarë kanë biseduar, atëherë do t’ju përgjigjem se po, kemi biseduar. Ne nuk negociojmë mes vete që të kemi pozicione të ndryshme e pastaj t’i afrojmë ato. Por nëse pyetja do të ishte nëse keni biseduar, po, do t’ju përgjigjesha se po, kemi biseduar gjatë ditës së djeshme dhe mendoj se po ecim drejt një zgjidhje që është në pajtim me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.“ – Hristijan Mickoski, Kryeministër.









