Qeveria synon t’i ndërtojë vetë Çebrenin dhe Galishtën

Qeveria shqyrton mundësinë që projektet hidroenergjetike Çebren dhe Galishtë të realizohen edhe pa partner të huaj, nëse sigurohet një konstruksion i përshtatshëm financiar. Bëhet fjalë për projekte me rëndësi të madhe për sektorin energjetik, që synojnë rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe forcimin e stabilitetit energjetik të shtetit.

Këto projekte prej vitesh janë ndër prioritetet kryesore në fushën e energjetikës, ndërsa realizimi i tyre deri më tani ka qenë i pasuksesshëm, pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare. Nëse projekti shkon sipas parashikimeve, gurthemeli planifikohet të hidhet vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button