Takimi Siljanovska–Jotova, Mickoski: Presim mirëkuptim nga të dyja palët

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka parashikime për atë se çfarë mund të diskutohet në takimin e nesërm mes presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe homologes së saj nga Bullgaria Ilijana Jotova. Mickoski u shpreh se pritshmëritë e Maqedonisë janë të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët por për këtë shton se nevojitet të ketë mirëkuptim nga të dy anët. Presidentja Siljanovska paralajmëroi se në takim me Jotovën do të hapë të gjitha çështjet thelbësore sepse sipas saj, nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet.

Ne kemi plan dhe strategji. Çudira asnjëherë nuk kemi premtuar sepse nuk jemi çudibërës. Ne premtojnë punë të palodhur, gjë që po e bëjmë. Si njeri pres që të kemi marrëdhënie të mira ndër fqinjësore me të gjithë fqinjët. Si kryeministër do të bëj gjithçka që është në fuqinë tonë që të mbrojmë interesin e qytetarëve, identitetin dhe interesin e shtetit dhe e dyta të ndërtoj marrëdhënie të mira ndër fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë por sipas principit “rrugë dy kahëshe” sepse për çdo gjë në jetë duhen së paku dy persona. – Hristijan Mickoski – Kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button