Mickoski për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor: Të mos jenë kriminelët qytetarë të ndershëm, ndërsa qytetarët e ndershëm kriminel

Mickoski për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor: Të mos jenë kriminelët qytetarë të ndershëm, ndërsa qytetarët e ndershëm kriminel

Kreu i qeverisë Mickoski thotë se nuk ka tërheqje nga reformat në këshillat gjyqësore dhe të prokurorëve, shkruan Alsat.

Ai tha se pret çfarëdo propozimi, por ndërkohë shtoi se ka marrë besimin në zgjedhje që pasqyra e 2% besueshmëri duhet të marrë fund.

Ai fajësoi në raste të veçanta, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që mendojnë se janë mbi ligjin, të mbështetur nga disa kriminelë politikanë.

“Unë nuk heq dorë as nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor si reformë dhe nga shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik, pres propozime, po lus për propozime që të mos jetë besimi i qytetarëve 2% në gjyqësor, të mos jenë kriminelët qytetarë të ndershëm, ndërsa qytetarët e ndershëm të jenë kriminelë. Sepse kemi prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, kjo nuk është pasqyra e përgjithshme, të kuptohemi, ka përjashtime. Nuk kam as kushërinj e as vëllezër, as motra, ja publikisht e them se këtyre njerëzve u ka ardhur në majë të hundës që të ndihen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e vet. Pse? Sepse disa kriminelë, mendojnë se janë mbi ligjin, a këtë ua mundësojnë këto institucione. Sepse janë atje falë disa kriminelë politikë dhe kriminelëve të vërtetë. Çdo ekspert që di më mirë le të flasë, por ju lutem që të bëjmë diçka që këto 2% së paku të bëhen 12%. … në rast se nuk ka besim në gjyqësor, nuk mund të ketë as investime”, tha Mickoski.

Ndërkaq, njolla më e madhe që shteti mori së fundi në sistemin e drejtësisë ishin edhe ndryshimit e fundit në Kodin Penal, të miratuara me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi, me të cilat ulen dënimet maksimale ligjore, shkaktojnë implikime në zbatimin e parimit të vjetërsimit dhe prekin një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Ministri i drejtësisë Filkov tha sot se një grup ekspertësh është duke punuar për rikthimin e këtyre ndryshimeve dhe korrigjimin e Kodit Penal.

Igor Filkov, ministër i drejtësisë

“Jam i gatshëm të hap debat të gjerë, mbi këtë temë, dhe do të diskutojmë ekspertët dhe më gjerë, dhe do të vijmë në një zgjidhje të përbashkët. Jemi të gjithë në të njëjtën anë, edhe unë edhe kryeministri, dhe miqtë tanë nga Evropa dhe Amerika”, u shpreh ministri Filkov.

Ditë më parë, edhe kreu i ri i LSDM-së Venko Filipçe pranoi se LSDM-ja dhe BDI-ja gaboi në ndryshimin e Kodit Penal.

Madje ai kërkoi nga Qeveria që të inicionte ndryshimet e reja dhe t’i kthejë dispozitat për shpërdorim me detyrën zyrtare, duke mbështetjen e miratimit të një Kodi të ri Penal me konsensus.

LEXO EDHE:

Back to top button