Mickoski: Qeveria të pranoj propozimin, zero TVSH për produktet ushqimore bazë

Mickoski: Qeveria të pranoj propozimin, zero TVSH për produktet ushqimore bazë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i bën thirrje qeverisë që të pranojë propozimin e partisë së tij për TVSH-në 0 për qind për produktet ushqimore bazë dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës nga 18 në pesë për qind, shkruan Alsat.

“Kemi një goditje çmimesh, rritje të çmimeve të karburanteve, prandaj ne propozojmë, por për fat të keq sërish qeveria ka refuzuar të zgjasë masën që kemi propozuar më parë për të pasur normë preferenciale të TVSH-së si për karburantet, ashtu edhe për ushqimet dhe produktet që vlente deri më tani. Por, meqenëse VMRO-DPMNE-ja e propozon këtë, dhe qeverisë nuk i ka shkuar mendja, ja, do shihni që ata do bëjnë inat dhe do të thonë nuk do e pranojmë këtë, pse? Sepse VMRO-DPMNE e propozon këtë, dhe vetëm për këtë qytetarët do të paguajnë fatura më të larta, do të kenë standard më të ulët dhe më pak para”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetarë i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button