Mickovski: Ekziston marrëveshje kapitullimi në të cilën theksohet përcaktimi i Bullgarisë në Luftën e Dytë Botërore

Për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme teza se gjuha dhe identiteti maqedonas fillojnë në vitin 1945. Lideri i partisë opozitare, Hristijan Mickovski, në emisionin e mbrëmshëm “200” në Alsat M, tha se për ta nuk është e pranueshme as teza për rolin e Bullgarisë në Luftën e Dytë Botërore.

Nëse teza e Bullgarisë është se ne përnjëherë në vitin 1945 jemi vetëdijesuar dhe nga ai moment jemi shpallur si maqedonas dhe e kemi kodifikuar gjuhën tonë, këtë tezë nuk mundemi ta mbështesim, sepse ajo nuk ka antropologji as historike e as çfarëdolloj antropologjie tjetër. Nëse teza e tyre është se ata këtu kanë qenë administrues dhe kanë ardhur të na çlirojnë, këtë nuk mundemi ta pranojmë. Ekziston marrëveshje për kapitullim me të cilin Bullgaria pranon se ka qenë në anën e okupatorit fashist”, tha Mickovski.

LEXO EDHE:

Back to top button