Mickovski: Me “Erga Omnes” Zaev hapi pak  Kutinë e Pandorës, tani fqinjët duan ta hapin edhe pak

Maqedonia ballafaqohet me pasojat e politikave të pushtetit aktual i cili i rrënoi pozitat negociuese të shtetit që u ndërtuan në dekadat e kaluara, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në emisionin e mbrëmshëm “200” në Alsat M. Duke folur për kontestin me Sofjen zyrtare, Mickovski tha se deri tani disa herë i ka thënë Zoran Zaevit të mos merren vendime të shpejta.

Kur e patëm takimin e dytë, në Klubin e deputetëve, e paralajmërova- mos i braktis pozicionet negociuese, sepse kjo është hera e parë në Maqedoni dikush të bëjë ndryshime kushtetuese ose “Erga Omnes”. Sepse gjeja e radhës do jetë shkopi. Kjo është karota. Deri në mbrëmje karotën ta marrin, dhe pastaj vjen shkopi, dhe kjo ndodhi. Kur e hapni Kutinë e Pandorës, fqinjët që janë më të fuqishëm se Maqedonia, a nuk do duan ta hapin edhe pak”, tha Mickovski.

LEXO EDHE:

Back to top button