Mickovski: Nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë

Mickovski: Nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë

Gazetar: Mihajllo Donev

Pas vendimit për dhënien e amnistisë për organizatorët e 27 prillit dhe ndërprerjen e procesit kundër tyre, kryeministri Mickoski tha se nëse nuk do të kishte organizatorë, nuk mund të ketë as terroristë. I pyetur nëse gjykatësi Ilija Tërpkov ishte nën presion, Mickoski tha se nuk e njihte atë dhe shtoi se të gjithë ata që u bënin presion njerëzve të vuanin 7-8 vjet burg për terrorizëm duhet të japin përgjigje. Sipas Mickoskit, autorët e këtyre ngjarjeve që janë në burg nuk mund të quhen terroristë.

“Fakti është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë. Askush nuk po thotë se ata njerëz nuk kanë bërë gabim, askush nuk po thotë se ata njerëz nuk kanë kryer shkelje, por ata njerëz kanë kaluar mjaft kohë atje për atë krim dhe ata që kanë udhëhequr një proces të montuar politikisht që e kemi thënë njëqind herë në të kaluarën duhet të vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë për atë që po bëjnë dhe çfarë kanë bërë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Dje përfundoi lënda për organizatorët e ngjarjeve fatkeqe në Kuvend më 27 prill dhe me vendim të formës së prerë të gjyqtarit Ilija Tërpkov, të pandehurit Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe Vladimir Atanasovski u amnistuan. Gjyqtari, duke shpjeguar vendimin, tha se autorët nuk hynë në Kuvend me iniciativën e tyre dhe se kishte organizatorë për këtë ndërhyrje, por në fund pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila paraqiti një mendim se amnistia duhet të zbatohet edhe për organizatorët, dhe mori një vendim për lirimin e të gjithë të pandehurve nga ndjekja e mëtejshme penale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button