Mickovski: Rezoluta definon kornizën e bisedimeve

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas miratimin në Kuvend, tha se Rezoluta duhet t’i bëjë të qarta linjat kombëtare dhe shtetërore sa i përket gjuhës maqedonase, historisë dhe identitetit. Mickoski thotë se VMRO-DPMNE, si parti mbetet e përkushtuar në dy prioritetet kryesore, që janë po aq të rëndësishme dhe të pandara, përkatësisht integrimin evropian dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.

“Ky proces dhe kjo Rezolutë, në kushte normale, duhej të udhëhiqej nga pushteti në Maqedoni, dhe jo nga opozita, sepse kjo do të ishte shprehje e përgjegjësisë politike, dhe se më të përgjegjshmit në një shtet janë më të vetëdijshëm për nevojën e ndërtimit të unitetit në Maqedoni lidhur me këto çështje. Nuk do ti komentoj manovrat dhe lojërat e vogla, që i kemi parë në të kaluarën, të cilat kishin për qëllim relativizimin e një Rezolute të tillë.”- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 

LEXO EDHE:

Back to top button