Micksoki: Nga e hëna do të nis zbatimi i planit kundër të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar
Micksoki: Nga e hëna do të nis zbatimi i planit kundër të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar
Gazetar: Mihajllo Donev
Nuk funksionojmë si estradë dhe unë tani nuk do të flas para kamerave dhe mediave ose të dërgoj njësite speciale të policisë dhe të poshtëroj njerëzit. Kemi plan dhe nga e hëna do të fillojmë me zbatimin e planit, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me aksionin e paralajmëruar të fuqishëm ndaj të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që e kanë kapur sistemin gjyqësor.
“Mjaft pritëm, pritëm, dhamë shanse, mjaft ishte. Është e qartë se janë të ashpra sulmet e diarresë, dhimbje barku, dhimbje koke, temperaturë, ankth e kështu me radhë kur duhet të nënshkruhet dekreti i fundit për t’u zbatuar drejtësia, për disa prokurorë të cvaktuar, për fat të keq”, tha Hristian Mickoski, kryeministër.
Në lidhje me akuzat se çdo herë kur duhet të veprojnë prokurorët janë të sëmurë, prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski pohon se ka qenë vetëm një rast kur prokurori ka pasur virus.
“Nëse i referohet një rasti të vetëm, ka qenë diku rreth njëzet ditë më parë kur prokurori në fjalë kishte virus dhe nuk mundi të vinte në mbledhjen e caktuar dhe e njëjta u shty për tre, katër, pesë ditë, që më pas morri pjesë dhe nga atëherë e deri më tani janë mbajtur disa takime me shërbimet kompetente nga policia për koordinim të mundshëm të lëndëve të caktuara”, u shpreh Ljupço Kotsevski, prokuror publik shtetëror.
Në pyetjen se a pret që të zëvendësohet për shkak të vërejtjeve për punën e prokurorisë, Kocevski tha se do të vazhdojë ta kryejë punën e tij në mënyrë profesionale dhe nëse ka lëshime do të duhet të sanksionohet sipas Ligjit të Prokurorisë Publike. Mickoski edhe dje nga foltorja e Kuvendit tha se disa qindra lëndë nga MPB-ja dhe policia financiare janë në prokurori dhe nuk po trajtohen. Ai drejtoi gishtin nga prokuroria edhe për ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, duke theksuar se ka informacione për procesverbale të falsifikuara në këshill, por që prokuroria këtë nuk e kontrollon. /Alsat.mk