Microsoft është në bisedime për të investuar 10 miliardë dollarë në OpenAI

Financimi përfshin firma të tjera sipërmarrëse dhe dokumentet e marrëveshjeve iu dërguan investitorëve të mundshëm javët e fundit, me synimin për të mbyllur raundin deri në fund të vitit 2022, thuhet në raport, Microsoft nuk pranoi të komentojë, ndërsa OpenAI nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Kjo pason një raport të Wall Street Journal që thoshte se OpenAI ishte në bisedime për të shitur aksionet ekzistuese me një vlerësim afërsisht 29 miliardë dollarë, me firmat e kapitalit sipërmarrës si Thrive Capital dhe Founders Fund që blejnë aksione nga aksionerët ekzistues.

OpenAI, e themeluar nga CEO i Tesla-s Elon Musk dhe investitori Sam Altman e lansoi ChatGPT për testim publik falas më 30 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button