“Migrimi i të rinjve”, Taravari fton në debat gjithë kandidatët për president

“Migrimi i të rinjve”, Taravari fton në debat gjithë kandidatët për president

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari paralajmëroi për të shtunën një debat publik ku do të debatohet për çështjet thelbësore të qytetarëve, ndërkohë që nënvizoi migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi. Me këtë rast ai u bëri thirrje që të marrin pjesë në debat të gjithë kandidatëve për president, shkruan Alsat.

“Programi imë do të bazohet në atë se çfarë kërkojnë qytetarët, dëgjoj se qytetarët kërkojnë nga ne probleme bazë, ku ka problem më të madh se migrimi i të rinjve, në 10 vitet e fundit kanë ikur afro 80 mijë qytetarë, andaj planifikojmë të shtunën të organizojmë një debat me të gjithë kandidatët për president që të debatojmë në këtë temë”, deklaroi Arben Taravari, kandidat i VLEN-it.

Debati sipas Taravarit do të mbahet të shtunën në ora 12:00 në Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button