Mijëra marokenë në Rabat pritën kombëtaren e tyre të futbollit

Qytetarët e grumbulluar me flamuj të Marokut, me këngë dhe me duartrokitje pritën lojtarët e kombëtares së tyre e cila fitoi vendin e katërt duke u bërë surpriza e Botërorit në Katar

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit të Marokut, Rabat, për të pritur kombëtaren e tyre e cila fitoi vendin e katërt në Kupën e Botës “Katar 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e grumbulluar me flamuj të Marokut, me këngë dhe me duartrokitje pritën lojtarët e kombëtares së tyre.

Festa kulmoi kur në rrugë parakaloi autobusi me lojtarët dhe stafin teknik të kombëtares marokene.

Kombëtarja e Marokut në ndeshjen për vendin e tretë u mposht nga Kroacia e cila fitoi ndeshjen me rezultatin 2:1.

LEXO EDHE:

Back to top button