Milani e Napoli në “gjah” pas sulmuesit holandez

Memfis Depaj nuk është më pjesë e planeve të Çavit dhe Barcelona ka vendosur gjithashtu emrin e tij në krye të listës së lojtarëve të dalë në merkato.

Sipas “AS”, tre ekipe italiane janë pas tij. Juventusi e sheh sulmuesin holandez si zëvendësuesin e Vlahoviçit, por mund ta përdorë edhe në krahë. Gjithashtu Milani dhe Napoli janë duke e parë si mundësi.

Ndër klubet e tjera të interesuara dhe ndoshta me burime më të mëdha ekonomike, janë Totenham dhe Lioni, ku ky i fundit mund të jetë një rikthim për Depaj.

LEXO EDHE:

Back to top button