Ministri bullgar Milkov në Shkup: Historia nuk duhet të përcaktoj të tashmen

Ministri bullgar Milkov në Shkup: Historia nuk duhet të përcaktoj të tashmen

Gazetar: Lluka Andreev

Për herë të parë Maqedonia dhe Bullgaria nderuan zyrtarisht një person historik – Shën Klimentin e Ohrit, për të cilin historianët paraprakisht kishin rënë dakord për një tekst të përbashkët. Në prag të festës së nesërme, shefat e diplomacisë, Bujar Osmani dhe Nikolaj Milkov, vendosën lule para bibliotekës kombëtare në Shkup, e cila mban emrin e shenjtorit, por mediat nuk ishin të ftuar. Në konferencën për shtyp më herët, ministri bullgar Milkov, tha se për këtë festë të përbashkët të të dyja vendeve është meritë e Komisionit të Përbashkët i Historisë, puna e të cilit, shtoi ai, është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Kur kemi një koncept të përbashkët dhe një kuptim të përbashkët të periudhave të ndryshme historike, të figurave të ndryshme historike, kjo do të sqarojë një sërë problemesh që janë nga historia dhe po imponohen sot në marrëdhëniet tona moderne”, tha Nikolai Milkov – Ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

I pyetur për gjuhën e urrejtjes, Milkov thotë se problemet rreth historisë nuk duhet të përcaktojnë të tashmen. Duke komentuar deklaratat provokuese të deputetit bullgar Kostadin Kostadinov, Milkov tha se ato nuk janë qëndrim zyrtar i qeverisë bullgare. Nga ana tjetër, ministri Osmani përkujtoi se MPJ-ja reagon edhe ndaj deklaratave irredentiste të politikanëve bullgarë, si dhe ndaj sulmeve ndaj klubeve bullgare në vendin tonë. Sipas tij, do të ketë ende provokime.

“Jam i bindur që dalëngadalë nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e vështirë, por jam i bindur se do të arrijmë deri në atë pikë që ata që e bëjnë këtë do të kenë turp për veprimet e tyre”, u shpreh Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani dhe Milkov morën pjesë sot në Forumin e biznesmenëve maqedonas dhe bullgarë në Shkup, ku thanë se për herë të parë këtë vit tregtia ndërmjet dy vendeve do të kalojë një miliard euro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button